Është një fakt i njohur se gratë japoneze e ruajnë rininë e tyre shumë më gjatë se gratë e tjera në botë. Ekziston edhe një shaka e zakonshme që mosha e një gruaje japoneze mund të njihet vetëm nga numri i nipërve që ajo ka.

Risa Hirako, është një modele rreth të pesëdhjetave, por njerëzit që shikojnë fotografitë e saj nuk mund të kuptojnë kurrë se ajo është 51 vjeç. E ajo nuk e ka problem që të ndajë “sekretet” dhe “çelësin” e rinisë së përjetshme. “Bright Side” ka zbuluar rutinën e saj të veçantë dhe stilin e jetesës.

Risa po bën bujë të vërtetë mes fansave të saj

E lindur në vitin 1971, ylli i modës Risa Hirako tani është 51 vjeç. Por për shumë njerëz dhe vëzhgues të bukurisë, ajo duket sikur është në të 20-at e hershme. Ajo është bërë një sensacion i vërtetë i mediave sociale dhe ka mbi 240,000 ndjekës në “Instagram”. Fansat e saj dhe jo vetëm janë vërtet kureshtarë se si ajo e ruan lëkurën e saj pa asnjë rrudhë apo asnjë të metë në sy.

Mënyra e jetesës së modeles është shumë larg nga një pasive

Risa ka shumë aktivitete të ndryshme gjatë gjithë ditës. Ajo nuk ndalet kurrë në një arritje dhe angazhohet në mënyrë aktive në sfera të ndryshme. 51-vjeçarja, përveçse si modele, e liston veten edhe si producente dhe artiste, ndërsa vetë blogu i saj tregon shkallën e suksesit të saj. Ajo ka librat e saj me foto dhe shumë e shumë kopertina revistash që shfaqin imazhin e saj pa moshë.

Nga ana tjetër, faqja e saj në “Instagram” është dëshmi e gjallë se jeta e saj është e mbushur me udhëtime dhe ajo është personi që mezi qëndron në shtëpi duke shijuar komoditetin e ëmbël të shtratit dhe televizorit.

Risa kujdeset për imazhin dhe stilin e saj rinor

Përveç stilit të saj të jetesës, 51-vjeçarja nuk harron kurrë rëndësinë e gjërave në dukje të vogla për të mbajtur një imazh rinor. Në “Instagram”-in e saj, ajo ndan fotografi ku tregon se ka shkuar te stilistja apo parukjerja e saj.

Një dietë me bazë organike është e domosdoshme

Risa Hirako shpesh poston foto ku tregon se po konsumon ushqim të shëndetshëm. Në një nga postimet e saj ajo nxjerr në pah rëndësinë e përbërësve organikë në jetën e saj.

“Kam drekuar në një supermarket organik. Unë rekomandoj picën e pjekur në Kamado. Gjithashtu, porosita një matcha latte të akullt me qumësht tërshërë dhe shurup agave. Blej shpesh përbërës, kozmetikë organike dhe kripëra banjoje”, ka treguar 51-vjeçarja.

Ndonëse duket se mban një dietë të ekuilibruar, Risa nuk i përmbahet plotësisht picave apo hamburgerëve, siç mund ta shohim nga postimet e saj në “Instagram”. Ajo thjesht zgjedh për më shumë përbërës të shëndetshëm për këtë lloj ushqimi, duke zgjedhur më shumë ushqim deti.