Aktorja meksikano-amerikane, Salma Hayek, ishte e ftuar në dasmën e dyshes Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, por ajo nuk ishte e pranishme. Megjithatë, bashkëshorti i saj, Francois-Henri Pinault, u pa në festë. Në vend që të merrte pjesë në dasmën e çiftit të famshëm, Hayek shijoi ‘Festivalin Glastonbury’ në Somerset përkrah Stella McCartney, Cara Delevingne, Chelsea Handler, Anya Taylor-Joy dhe të tjerëve.
Disa nga emrat që performuan në festival përfshijnë Neil Young, the 1975, Charli XCX, Olivia Rodrigo, Rod Stewart dhe The Prodigy. Nga ana tjetër, bashkëshorti i Salma Hayek, Francois-Henri Pinault, u fotografua duke hipur në një taksi uji në Venecia me Kim Kardashian, Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Tom Brady dhe Leonardo DiCaprio. Eva Longoria mungoi sepse po xhiron serialin “Eva Longoria: Searching for Spain”. Nga ana tjetër bashkëshorti i Longorias, Jose Baston, nuk u shfaq sepse po shërohet nga një operacion në shpatull.



