Një prej shefave më të famshëm në botë, Nusret Gokçe, po has disa probleme me ligjin sëfundmi.


Turku nuk i ndal as investimet, duke hapur dhe një filial të restoranteve të tij, në SHBA, në qytetin e Boston.


Po vetëm pak kohë më pas, restoranti iu mbyll për shkak të mosrespektimit të rregullave kryesore të koronavirusit.


Sipas inspektorëve punonjësit e tij nuk mbanin maska në restorant dhe se nuk ishte respektuar distanca fizike mes klientëve.


Restoranti ishte hapur pa leje shëndetësore dhe nuk kishte prova të një menaxheri për sigurinë e ushqimit.