Sara Hoxha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa momente nga pushimet e saj, ku nuk kanë munguar as fotografitë me bikini. Postimet e saj duket se kanë shkaktuar jo pak reagime, ndërsa Sara ka vendosur të ndajë me ndjekësit edhe disa prej mesazheve private që ka marrë pas publikimit të fotove.

Një prej ndjekësve i ka shkruar fillimisht: “Je perfekte!!”, ndërsa më pas ka shtuar me humor: “Sara boll se na le pa punë”. Sara duket se e ka marrë mesazhin me sportivitet dhe ka vendosur ta publikojë në Instagram Story, duke iu përgjigjur me batutë: “Pushim unë, pushim ju”, shoqëruar me emoji.