Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi nisën një lidhje dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”, të cilën e vazhduan edhe jashtë saj. Madje tani ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Një ditë më parë, çifti i njohur postoi një video në rrjetet sociale, duke zbuluar gjininë e bebit. Në pamjet në fjalë vihet re momenti teksa ata të dy presin tortën edhe mësojnë se do të bëhen prindër të një vajze.
Të shumta kanë qenë urimet për Sarën dhe Bardhin, por vëmendjen e ka marrë ai i Egla Cenos. Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ka publikuar një video në “Instastory” ku ka etiketuar edhe çiftin.
“Zoti Bardhi, Sara, Ky është urimi im për bebin, ta gëzoni gocën. Ardhtë e bardhë, e bukur, me të gjitha të mirat. Ju dua”, dëgjohet të thotë aktorja e njohur.
Ndërkohë këtë video e kanë ripostuar edhe këngëtari me Sarën, ku kjo e fundit e ka shoqëruar me fjalët:
“Të duam shumë, gjithmonë”.