E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë modelja Sara Gjoka. Ajo ka folur më shumë mbi mënyrën se si njihen sot të rinjtë, por duke zbuluar edhe disa detaje nga jeta e saj private…
Do preferoje më mirë që i dashuri të të tradhtonte me shoqen tënde të ngushtë, apo me një djalë tjetër? Cila është më e rëndë?
Më vjen për të qeshur sepse dje po e bëja këtë bisedën me një shoqe. Për faktin se sa e rëndë është që të të tradhtojë i dashuri me një mashkull se sa me një femër. Fakti që ajo do ishte shoqja e ngushtë është më ‘funny’ sepse e ke bërë më të vështirë se ajo që po mendoja.
Të dyja janë shumë të rënda. Por mendoj që tek mashkulli, se shoqja e ngushtë është një zgjedhje e imja që ajo nuk do të jetë më kurrë pjesë e jetës sime. Por pjesa e djalit është… Është shumë e thellë. Të lë të dyshosh, si ka qenë ai në raport me lidhjen tuaj, çfarë e bëri të ndryshojë krahun, a të dashur vërtet, si i je dukur ti në sytë e tij kur ai pëlqen gjininë tjetër…
