Në familjen e Bardh Idrizit dhe Sara Gjordenit sot ka festë. Moderatorja e njohur feston 30 vjetorin e lindjes. E në këtë ditë të veçantë për të, sigurisht që nuk kanë munguar urimet nga fansat, miqtë, kolegët dhe familjarët.

Urimi më i veçantë dhe që mori menjëherë vëmendjen e të gjithëve është padyshim ai i partnerit të saj, Bardhit. Këngëtari i njohur ka publikuar në “Instagram” një fotografi ku shfaqet së bashku me Sarën, e krahas i ka bërë edhe një dedikim të ëmbël.

“Unë gjithmonë du me t’pa veç tu keshe, e tu pas suksee në jetë kështu qysh e meriton, të du përjetësisht edhe n’botën tjetër. Gëzuar ditëlindjen jetë”, shkruan Bardhi bashkëngjitur me foton që është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe menjëherë kanë nisur urimet.

Kujtojmë se Sara dhe Bardhi u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, ku edhe nisën romancën e tyre.

Pas përfundimit të reality show-t, ata e vijuan lidhjen madje duke e kurorëzuar edhe në martesë. Ata janë prindër të një vajze dhe së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.