Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.
Sara shpesh ndan me ndjekësit e saj mendim dhe problematika të shumta që haset gjatë përditshmërisë së saj. Ditën e sotme bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një tjetër problem dhe ka treguar se kohët e fundit po vuan pasi ka humbur memorien. Sara kërkon ndihmë nga mamat, për të ditur nëse shqetësimi i saj lidhet me shtatzaninë apo ka lidhje me ndonjë gjë tjetër.
Dua të di sa mama nga ju, kanë probleme me memorien, jam aq rëndë sa njerëz të afërm më kanë thënë se nuk do të të tregojmë më sekrete pasi e tregoj. Situata është rëndë, nuk e di domethënë, a e kam nga shtatzënia apo nga diçka tjetër. Nuk e di ndoshta nuk e kam nga shtatzënia se Poi po shkon 3 vjeç. Nuk di, diçka tjetër se shtatzënia nuk besoj se Poi është 3 vjeç…
Sara gjithmonë e shoqëron Ledrin në videoklipe, koncerte të tij ose në projekte të tjera e një ndër to ka qenë edhe kjo e fundit, e cila bëri mjaft ‘rrëmujë’ nëpër rrjete sociale. Një pjesë e videoklipit që Ledri xhiroi së fundmi kishte një skenë me armë e Sara duket se ashtu si partneri i saj ka pozuar duke puthur një pistoletë dhe ka bërë një përshëndetje në Instagramin e saj.