Sara Hoxha po nis një kapitull të ri në televizion, këtë herë në rolin e moderatores. Nga e diela, 20 shtator, ajo do të jetë në drejtimin e rubrikës së re “Me Gjithë Zemër”, pjesë e programit “E Diell” në Top Channel.

Sara Hoxha u bë e njohur për publikun edhe përmes pjesëmarrjes në “Dancing With The Stars”, ku u shpall fituese së bashku me balerinin Luixhino Hala.

Më pas, ajo iu bashkua “E Diell” si anëtare e jurisë së rubrikës “She’s On Top”, ndërsa në vitin 2023 provoi edhe aktrimin në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”.

Tashmë, Sara rikthehet në ekran me një rol të ri, duke debutuar si moderatore.

Rubrika “Me Gjithë Zemër” do të fokusohet te historitë njerëzore dhe emocionet. Publiku do të ketë mundësinë të ndajë mesazhe falënderimi, të kërkojë falje apo të organizojë surpriza për njerëzit e dashur.

Pjesë e rubrikës pritet të jenë edhe momente të veçanta, përfshirë propozime për martesë dhe surpriza emocionale.