“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me  po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.

E ftuar në pjesën e parë të emisionit të mbrëmjes së sotme ishte Sara Hoxha, e cila është partnerja e reperit të njohur, Ledri Vula dhe gjithashtu një nga konkurentet e spektaklit më të njohur të kërcimit, “Dancing with the Stars”. Sara na ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj private dhe atë profesionale.

 

Sara gjatë një loje të zhvilluar ka treguar edhe 3 gjërat që nuk i pëlqejnë tek Ledri.

“Ledri është shumë i tërhequr, nuk ka shumë qejf të dalë diçka të cilën unë e kuptoj dhe fakti që është Gaforre, shumë i ndjeshëm.”

A është problem largësia për shkak të “Dancing With The Stars” për Poem-in e vogël?

“Është problem sepse më merr shumë malli kur është në Kosovë. Tani e kemi bërë që një javë të vijë këtej dhe një javë të shkojë andej. Kjo është pjesa më e vështirë sepse edhe Ledri nuk shkëputet dot gjatë gjithë kohës që të vijë këtu.”