Ditën e djeshme ishin të ftuara në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Ina Aderi dhe motra e Keijsi Hysenit, Sara.
Kur u pyetën nga moderatorja e njohur se cili është statusi i tyre aktualisht, dy vajzat u përgjigjen “shoqe shumë të mira”.
Më pas Bieta ngacmoi Sarën, duke i thënë nëse është gati që të bëhet hallë, pasi Ina ka shprehur dëshirën që të ketë një fëmijë me Keijsin.
Pjesë nga intervista:
Bieta: Shoqe apo kunata? Statusi juaj aktualisht?
Sara: Aktualisht ne jemi shoqe, patjetër. Pastaj avash-avash drejt rrugës që si dihet
Bieta: Ina e nisi me atë ‘ne’, në shumës
Ina: Unë kam thënë se ne jemi një çift. Sigurisht që për të gjithë ata që menduan se ishte një lojë, e gjitha kjo u bë në kuadër të Big Brother, fakti që ne jemi bashkë dhe çdo gjë po e kalojmë bashkë, edhe që nuk mendojmë t’ja lëshojmë dorën njëri-tjetrit, tregon se jemi një çift. E sigurisht që uroj të jemi gjithmonë. Unë dhe Sara jemi shoqe, shumë të mira. Tani jemi edhe akoma edhe më të mira.
Sara: Se ishim shoqe
Bieta: Ti Sara je gati të bëhesh hallë?
Sara: Patjetër. Unë e kam thënë kudo që çfarë do Keijsi e dua dhe unë. Çfarë do që të sjellë Keijsi, unë e pres me krahë hapur.
Bieta: Sepse Ina ka thënë se ‘unë e dua një fëmijë me Keijsin’.
Sara: Po patjetër, pse jo
Ina: Ajo që më pëlqen te Sara është se të njëjtën gjë them edhe unë për kunatën time, të fejuarën e vëllait. E rëndësishme është që ajo të bëjë të lumtur vëllain, e për mua është e gjithë bota.



