Në mbrëmjen gala të Top Albania Radio-s për 25-vjetorin e krijimit të saj e ftuar në këtë mbrëmje të veçantë ishte edhe blogerja Sarah Berisha, e cila na tregoi më tepër detaje rreth marrëdhënies së saj me DJ PM.
Çfarë dhurate more për Shën Valentin?
Unë mora një buqetë me lule shumë të bukur dhe një dedikim nga PM. Ishte një surprizë shumë e bukur për mua, duke qenë se PM është njeriu më jo-romantik në botë.
A është Sara në momentin e saj më të bukur të jetës?
Tani e mira nuk ka fund, por jam në momentet më të mira të jetës absolutisht që kam realizuar shumë gjëra dhe kam njohur njeriun e jetës.