Sardi sjell një frymë të re dhe të guximshme me projektin e tij të radhës. “Për ty dehem” është kënga e tij e re e publikuar vetëm disa ditë më parë e që na tërhoqi menjëherë vëmendjen.

Pas baladave që e karakterizuan më së miri, Sardi duket se këtë herë ka zgjedhur të shpërthejë ndryshe. “Për ty dehem” vjen me energji, risi, e plot ritëm, shumë ndryshe nga sa e kemi parë më herët artistin.

Një këngë me melankoli brenda, por që ende ndërthuret me elementë modernë dhe që e bëjnë akoma dhe më interesante. “Për ty dehem” nuk është balada tipike që ndoshta prisnit nga Sardi. Përkundrazi, artisti guxon dhe na surprizon të gjithëve me këtë projekt.

Një këngë që të ‘deh’ e që të fut menjëherë në ndjesi të thella. Sardi di si të na bëjë të dashurohemi me projektet e tij!