“Ajo është e bukur, ajo është e fuqishme, ajo është bashkëpunuese”. Scarlet Johansson, me një veshje për mbrëmje dhe vështrim këmbëngulës, përpiqet të vërë në lojë Ivanka Trump, në një spot të rremë televiziv të transmetuar në emisionin satirik, “Saturday Night Live”, duke u vendosur prej javësh në linjë të parë kundër presidentit të ri amerikan.
Aktorja drejton gishtin nga vajza e miliarderit njujorkez, që sipas saj ka përgjegjësi që e mbështet të atin, edhe pse gjithnjë është shfaqur si një grua progresiste.
Spoti i rremë, publikon një parfum, që quhet “Complicit”. Scarlett ecën në një sallon plot me njerëz, e adhuruar nga burra dhe gra, ndërsa një zë nga jashtë komenton me fraza vlerësuese: “Dhe Ivanka, një grua si ajo meriton një parfum të gjithin të saj, një parfum vetëm për të. Sepse ajo është e bukur, ajo është fuqishme… ajo është bashkëpunuese”.
Prej kohësh një mbështetëse e Partisë Demokratike, aktorja nuk ka hezituar të pranojë pjesën e Ivankës në këtë rast, duke shtuar kështu emrin e saj mes aktorëve që bëjnë parodi ndaj administratës Trump.
Vajza e “The Donald”, akuzohet se kërkon të shfaqet progresiste dhe se kërkon të mbajë qëndrim ndaj opinioneve për të atin në tema të nxehta, si feminizmi dhe gratë, por nga ana tjetër ajo qëndron shumë pranë administratës.
13 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)