Selin ka shpërthyer në lot te Dhoma e Rrëfimit pas debatit të fortë që pati mbrëmë me banorin më të ri të “Big Brother VIP 5”, Rogerti.

Ky i fundit iu drejtua duke i thënë se ‘po të ishte vëllai i saj, nuk do e fuste më në shtëpi’.

Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga banorja, e cila tani mendon se si po shikohet loja e saj nga publiku apo dhe familjarët e saj.

“Se dëgjove ça tha? Ti thuash dikujt ‘unë të kisha qenë vellai yt, nuk të kisha lënë të hyje në shtëpi’, tregon se unë aty jashtë kush e di si kam dalë. Edhe ky tani po bën rolin e familjarit. Veriorët janë burra i thashë, nuk bëjnë llaka llaka si puna jote”, shprehet Selin te Dhoma e Rrëfimit.