Ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Wake Up, ku zbuloi disa detaje për projektet e saj.

Ajo ka rrëfyer se shumë shpejt do t’a shohim edhe në muzikë. Modelja e njohur tregoi se do vijë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Arlinda Gjoni, dhe se do jetë një këngë që do ketë shumë energji, humor dhe patjetër që flet për dashurinë.

Por jo vetëm kaq, pasi ish-banorja e BB VIP paralajmëron publikun se nuk ka lidhje me jetën e saj private.

Sipas Beniadës, ky projekt nuk është fillimi i një karriere në muzikë, thjesht është një eksperiencë e bukur që po bën me shoqen e saj të ngushtë.

“Nuk jam këngëtare, nuk do bëhem, thjesht do jetë një eksperiencë e bukur me shoqen time të ngushtë”, shprehet Beniada Nishani.