I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-deputeti Ervin Salianji, për një bisedë pa filtra mbi kohën e kaluar në burg, aktualitetin në vend, si dhe për dashurinë e tij të jetës…

Arritët të flinit gjumë natën e parë në burg?

Për shkak të kohës nuk ta shpjegoj dot, por do ta shpjegoj me detaje në një libër që po bëj për këtë çështje. Janë detaje që mendoj se ka një lloj kurioziteti publik. Besoj që shumë shpejt do dalë. Jam thjesht duke hedhur disa të dhëna. Kam mbajtur disa shënime gjatë kohës së burgut, thjesht duhet zbardhur, duhen punuar. Për t’iu përgjigjur pyetjes drejtpërdrejtë, nuk e kam pasur këtë problemin që shumë qytetarë apo individë që shlyejnë dënimin, kanë një përballje jo të mirë me këtë. Unë jo vetëm që nuk e tregova, por e përballova ashtu siç ishte. Dhe aty kam bërë biseda të gjata. Kam fjetur pa problem. Por kam bërë biseda të gjata, duke diskutuar.