E ftuara e parë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Amber Candy. Ajo ka folur për jetën e saj profesionale dhe ajo private.

E ‘ngacmuar’ nga moderatorja e njohur për jetën private, Amber u shpreh se ‘jeta private është private’.

“Unë e kam thënë se po nuk mora unazën në gisht nuk deklaroj asnjë”, shtoi ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Bieta: Me kë i bëre pushimet?

Amber: Me shoqëri

Bieta: Me shoqëri, se ti e ke thënë edhe vetë që je ndarë

Amber: E kam thënë edhe këtë ë?

Bieta: E ke thënë, ke thënë që je e lumtur me të në intervistën me Erjona Rusin pas daljes nga “Big Brother” dhe pastaj ke thënë se je ndarë, je vetëm. Por një grua vetëm nuk është kurrë e realizuar. Pra sipas teje, një grua realizohet kur ka një burrë në krah dhe anasjelltas. Ça mendon sot?

Amber: Personi në fjalë ndoshta do pak privatësinë e tij, meqenëse edhe unë u bëra pak figurë e njohur. Jemi më mirë kështu.

Bieta: Pra hajde si ta marrim. Nëse ti je rehat me veten tënde, me gjithçka ke arritur, ke arritur lumturinë tënde pavarësisht…

Amber: Ok, po gjërat private janë private. E unë e kam thënë se po nuk mora unazën në gisht nuk deklaroj asnjë.

Bieta: Paska kusht historia. Meqë u bëre publike, ti Amber ke deklaruar në vitin 2021,e ftuar te “Rudina” se ‘nuk të pëlqen fama’, megjithatë vetëm 3 më pas hy në shtëpinë më të famshme, aty ku do apo nuk do, do bëhesh i famshëm.

Amber: E kemi theksuar se para ndryshimit që do bëja, nuk më ka pëlqyer aspak televizioni dhe kamerat. Ndoshta më pas u ndjeva më e sigurt te vetja ime dhe dola në identitet, dola ajo që jam.

Bieta: Ça mendon për famën, të ka marrë për mirë?

Amber: Më ka shërbyer për shumë mirë, jo për mirë.

Bieta: Ka që lodhen nga fama, nuk e përballojnë dot

Amber: Jam shumë e lumtur për faktin që publiku shqiptar më do për këtë që jam, kjo është pjesa më e rëndësishme e imja.

Në rrëfimin e saj Amber foli për martesën, ku është gati për të vënë një unazë në gisht:

“Do të më pëlqente të bëja dasmë, private normalisht”.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4” tha se ‘është besnike, edhe pse besnikëria ndonjëherë të dëmton’.

Amber shtoi se ‘nuk do të bënte kompromise në çift’ dhe se ‘tradhtinë do e falte nëse nuk ishte lidhje’.  

“Unë nuk jetoj dot me litar në fyt, dua të jem unë, e lirë dhe të marr ajër. Nëse të pëlqen mund të rrish, nëse nuk të pëlqen mund të vazhdosh rrugën tënde”, tha Amber, duke sqaruar se pse nuk bënte dot kompromis në çift.