I ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Salsano Rrapin dhe Elona Duron ka qenë artisti i mirënjohur Dren Abazi. Një këngëtar, i cili me artin e tij ka arritur që të rrëmbejë zemrat e publikut. Në këtë intervistë ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij, muzikën dhe suksesin ndër vite…

Pjesë nga intervista:

E mira që unë po shikoj në koncertet që bëj është që gjeneratat po ndryshojnë dhe po vijnë të rinj. Kjo tregon që muzika e ka gjetur rrugën dhe nuk ka ngelur në gjeneratat më të vjetra.

Çfarë mendon Dren Abazi që e bën atë të veçantë në artin e tij?

Mendoj se secili është i veçantë në një mënyrë ose tjetrën, kjo nuk është një garë. Mund të jemi të ndryshëm. 

Sa i përket rrymave muzikore që Dreni përfaqëson në cilën prej tyre ai e ndjen veten më të rehat dhe ka më shumë tërheqje?

Ndikimet janë të ndryshme dhe influencat janë të ndryshme. Arti në përgjithësi është diçka që krijohet në takim dhe në ndeshje me një ndikim tjetër. Nuk është autentik në sensin që duhet të jetë diçka e re gjatë gjithë kohës, ndikimet vijnë nga mënyra se si rritesh apo çfarë muzike dëgjon si fëmijë.

Cila është kënga që e përfaqëson Drenin?

“Mbreti i natës”! /TAR/