Aktorja britanike Elizabeth Hurley ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, duke ndarë jo vetëm foto që theksojnë pamjen e saj të kuruar, por edhe një zakon të përditshëm që, sipas saj, është çelësi i vitalitetit në moshën 60-vjeçare.

Në një postim në Instagram, Hurley tregoi se nuk ndjek dieta ekstreme apo trende të shtrenjta wellness-i.

Përkundrazi, ajo mbështetet në një ritual shumë të thjeshtë: pirjen e dy gotave të mëdha me ujë të ngrohtë çdo mëngjes.

Unë nuk pi lëngje të çuditshme jeshile dhe as nuk marr shumë suplemente, por për aq kohë sa mbaj mend, kam pirë dy gota ujë të ngrohtë çdo mëngjes dhe betohem për këtë

-u shpreh aktorja.

Sipas saj, ky zakon jo vetëm që është efektiv, por edhe plotësisht falas, një detaj që ka surprizuar shumë ndjekës, të cilët shpesh presin rutina të komplikuara nga yjet e Hollywood-it.

Fotot e publikuara, ku ajo shfaqet elegante dhe plot vetëbesim, kanë marrë komente të shumta pozitive, me fansat që e cilësojnë pamjen e saj “të pabesueshme” dhe frymëzuese.

Në një kohë kur trendet e bukurisë bëhen gjithnjë e më të komplikuara, Hurley duket se po dërgon një mesazh të qartë, ndonjëherë, sekretet më të thjeshta janë edhe më të fuqishmet.