Autoritetet indoneziane kanë vendosur ndalimin për 10 vite të hyrjes në vend për yllin e filmave porno, Bonnie Blue. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Imigracionit, ajo u deportua nga Bali pasi u konstatua se kishte hyrë në Indonezi me vizë turistike, ndërkohë që ishte përfshirë në prodhimin e përmbajtjeve me karakter komercial, të cilat autoritetet i konsideruan si potencialisht nxitëse të trazirave publike dhe në kundërshtim me vlerat kulturore vendase.

Hetimet nisën pas një kontrolli policor në një vilë studio në zonën Badung, pranë kryeqendrës turistike Denpasar, ku u sekuestruan materiale dhe pajisje të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për xhirime. Edhe pse ndaj saj nuk u ngritën akuza penale për prodhim pornografie, autoritetet konstatuan shkelje të rregullave të imigracionit dhe ligjeve të qarkullimit rrugor.

Zyrtarët bënë me dije se ndalimi 10-vjeçar mund të zgjatet, duke theksuar se veprimtari të tilla bien ndesh me përpjekjet e qeverisë për të ruajtur imazhin e turizmit cilësor në Bali dhe respektin ndaj traditave lokale në Indonezia.