Këngëtarja e famshme, Rihanna, ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa fotografi seksi, ku menjëherë ka marrë gjithë vëmendjen. Ajo shaqet e veshur me një fustan ngjyrë rozë, të shkurtër.
38-vjeçarja tregoi format e saj të jashtëzakonshme dhe dekoltenë e bollshme me veshjen që i rrinte pas trupit. Këto imazhe vijnë 10 muaj pasi ajo solli në jetë vajzën e saj, Rocki.
Nëna e tre fëmijëve mori pjesë në një set fotografik me temë plazhi për markën e saj të veshjeve.
Ndërkohë Rihanna kishte flokë të valëzuar biondë dhe një make up që e kombinonte me fustanin seksi.
“Luksoze. Dantellë. Njihuni me dantellën tonë të re, më të butë dhe më elastike”, ka shkruar ylli i muzikës krahas postimit të saj në “ Instagram”.
Menjëherë fansat kanë nisur që të komentojnë në fotot e Rihannës, duke e komplimentuar për paraqitjen e saj mjaft provokuese.
“Shkëlqe si një diamant. A është kjo kopertina e albumit?”, i shkruajnë ndjekësit në postimin që mori menjëherë miliona pëlqime.








