I ftuari i radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin, ishte mjeshtri i meditimit dhe psikoterapisë, Sheki Useini.
I pyetur nga moderatorja e njohur ‘a është seksi një ritual i shpirtit?’, Useini u përgjigj:
“Është mënyra e vetme qe të ndodhë një shkëmbim hyjnor i energjisë ndërmjet dy personave. Dhe vetë fjala seks do të thotë “Sacred Exchange Energy”, domethënë një shkëmbim i shenjtë i energjisë”.
“Apo është një lloj boshllëku?”, ishte pyetja e radhës për mjeshtrin e meditimit dhe psikoterapisë.
“Është, nëse bëhet në nivel epshor dhe mekanik, por jo nëse bëhet në nivel hyjnor. Seksi është akt hyjnor, nëpërmjet të cilit ne arrijmë që të takohemi me hyjnor. Pra kur ndodh dhe pika kulminante e seksit, orgazma. Ne jemi në një gjendje transhendentale, pra pa mendje, kalojmë përtej mendjes”, tha Sheki Useini.