Këngëtarja e njohur, Gerona Hyska, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka treguar mbi historinë e saj të suksesit dhe karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E pyetur se ‘sa e vështirë është të këndosh live nëpër dasma?”, këngëtarja iu përgjigj se “muzika live është seksi i shpirtit”.
“Kënaqësia që të jep muzika live, nuk besoj se mund ta japë kurrë muzika playback. Sot njerëzit janë shumë perfektë duke kënduar playback, kurse unë kam zgjedhur që të jem ndoshta dhe ai personi i pa përsosur, por të jem shumë e vërtetë, të jem shumë pa filtra. Sot tregu është bërë pak i vështirë, sidomos kur je një femër pas një mikrofoni, sepse njerëzit të gjykojnë për pamjen dhe jo për zërin”, tha Gerona Hyska.




