Instruktori i palestrës, Erik Birko, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën”, ku ka dhënë disa këshilla për një stërvitje të duhur.
Gjithashtu ka treguar edhe si të mbajmë trupin në formë, por duke treguar të vërtetën që qëndron pas disa miteve rreth palestrës që qarkullojnë rëndomë…
“Gjatë një marrëdhënie seksuale digjen shumë kalori, mit apo e vërtetë?”, e pyeti moderatori i njohur.
“Mit. Digjen shumë pak. Nuk e di sa, por digjen pak”, tha instruktori, duke shtuar:
“Sepse ti nuk është se po hipën te pista dhe po bën sprint. Ti je në krevat. Madje kur je i pastërvitur të kapin dhe ngërçet dhe shumë herë e bllokon atë akt. Duhet të stërvitesh që të mos kesh ngërçe. Po të ishte e vërtetë, gjysma e Shqipërisë do të ishte si shkop… Ecni sa më tepër se ju bën mirë, është e rëndësishme. 6000 hapa në ditë, mbajeni si standard”.