Edhe pse Justin Bieber e gjeti shpejt dashurinë me Hailey-n dhe nisi bashkëjetesën vetëm dy muaj pas ndarjes nga Selena Gomez, duket se për këngëtaren kjo periudhë ka qenë shumë më e vështirë.
Në një intervistë të fundit për podkastin “Table Manners” me Jesse dhe Lenny Ware, Selena u shpreh hapur për boshllëkun emocional që ndjeu pas ndarjes nga Justin në vitin 2018.
Ajo pranoi se nuk ndjeu pëlqim apo lidhje të vërtetë me askënd për plot pesë vjet.
Nuk më pëlqente askush për pesë vite… Kam qenë beqare për një kohë të gjatë, përveç disa takimeve të këqija. Disa puthje janë për qejf, por kur ka ndjenjë pas saj, është ndryshe.
Selena, e cila tani është e fejuar me producentin Benny Blanco, tregoi gjithashtu për puthjen e tyre të parë, duke e cilësuar si të sikletshme, por të ndjerë – një përvojë që i mungonte prej kohësh.
U ndjeva pak e turpëruar
– shtoi ajo, duke lënë të kuptohet se ndjesitë që i ka sjellë lidhja me Blanco janë të sinqerta dhe të reja për të pas shumë kohësh vetmie.
Kujtojmë se ndarja mes Justin dhe Selenës ishte një nga ndarjet më të bujshme në showbiz, dhe marrëdhënia e menjëhershme e Bieber me Hailey shkaktoi komente të shumta nga fansat, sidomos ndaj modeles.
Ndërkohë, Selena ka zgjedhur të fokusohet në rritjen e saj personale dhe emocionale – dhe duket se më në fund ka gjetur një paqe të re në dashuri.
