Në një darkë të shtruar nga Vëllai i Madh për të nominuarit, Selin, Juxhin dhe Miri diskutuan rreth shumë situatavë të ndodhura në shtëpi dhe jo vetëm kaq. Në një moment teksa po filsnin në lidhje me banorin që rrezikonte më shumë kur Juxhini e pyeti se cili prej të dyve mes tij dhe Mirit mund të dalë, Selin u shpreh se mes tyre të dyve ajo nuk zgjidhte dot, duke shpjeguar edhe arsyen se pse.

Pjesë nga biseda:

Juxhin: Po ti Selin kë shikon më të rrezikuar nga ne të dy? (drejton dorën te vetja dhe te Miri)

Selin: Me gjithë dashamirësinë, unë nuk e kthej dot këtë përgjigje. Me zemër nuk e kthej dot këtë përgjigje. Me lojë, ti. Jo sepse ti nuk je lojtar i mirë, por sepse Miri është e keqe e domosdoshme. Pa Mirin nuk ka Stine, nuk ka disa debate…

Juxhini në fund u shpreh që u bëftë më e mira duke e mbyllur darkën e tyre.