Mbrëmjen e sotme, Selin dhe Gimbo kanë celebruar dashurinë në dasmën që tashmë është traditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Mateo, i cili kishte rolin që të kryente ceremoninë, tha disa fjalë të bukura për çiftin:
“I dashur publik, të dashur Selin dhe Gimbo, sonte jemi mbledhur për diçka shumë të bukur, për të celebruar dashurinë. Selin dhe Gimbo, ju keni treguar se edhe në një shtëpi ku duket sikur çdo gjë është lojë, ju i keni besuar njëri-tjetrit. Na keni treguar se si qeshni bashkë, mërziteni bashkë, si e mbroni njëri-tjetrin dhe si ndani ndjenjat nga loja, duke vendosur sot të kurorëzoni këtë histori dashurie. Në jetë po ashtu si në lojë kalojmë shumë momente të vështira, por nuk ka privilegj më të madh se sa të përjetosh dashurinë”.
Më pas Mateo nisi me pyetjet për çiftin:
Selin, a premton ti para të gjithë shqiptarëve që do ta duash Gimbon në çdo sfidë, në të mirë dhe në të keq, brenda dhe jashtë Big Brother?
Po
Gimbo, a premton ti para të gjithë shqiptarëve që do ta duash Selin në çdo sfidë, në të mirë dhe në të keq, brenda dhe jashtë Big Brother?
Më shumë se po.






