Momente emocionale dhe rrëfime të sinqerta nuk munguan në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, gjatë emisionit special, ku studio e Top Albania Radio-s “u zhvendos” në ambientet e shtëpisë më të famshme. Gjatë bisedës, moderatorët ngritën pyetjen direkte për ndjenjat e Selinit ndaj DJ Gimbon.
Selini foli hapur për mënyrën si i përjeton emocionet dhe për raportin me DJ-në.
Unë e kam shprehur shumë herë, që nëse këtu brenda shtëpisë do të më vijë një person që realisht do e pëlqej, nuk jam nga ato njerëz që kam frikë të shpreh ndjenjat e mija dhe të ndrysh emocionet. Me Gimbon, çfarë kam ndjerë, e kam shprehur, përgjigja është po, unë e pëlqej Gimbon si djalë. Jam lidhur më shumë me Gimbon kur kam kuptuar çfarë karakteri ka, dhe çfarë qëndrimi ka në lidhje me mua.



