Në një darkë të shtruar nga Vëllai i Madh për të nominuarit, Selin, Juxhin dhe Miri diskutuan rreth shumë situatave të ndodhura në shtëpi dhe jo vetëm kaq. Në një moment teksa po filsnin në lidhje me ecurinë e tyre dhe cilat ishin arsyet se pse nuk duhet të dilnin ata nga shtëpia këtë të shtunë në mbrëmje, Selin u shpreh se:

Për veten time do të më vinte keq sepse përpos faktit që Big Brother VIP është sfidë më vete, kjo është edhe një sfidë me veten time. Gjë që po më bën që unë ta shikoj veten time në shumë dimensione, të kuptoj më shumë se si unë reagoj kur gjendem në një situatë super shumë të sikletshme. Kur herë pas here dal edhe si një personazh jo dhe aq pozitiv, sa unë vërtet në jetën time reale jam. Do të më vinte keq sepse mendoj që jam karakter që e meriton një hapësirë publike dhe televizive që po e marr nëpërmjet Big Brother-it.

Më tej Selin shtoi:

Gjithashtu mendoj që jam gjykuar shumë për bashkimin tim ose marrëdhënien time personale me Mirin, jo në saj të lojës. Personale. Mendoj dhe që duhet të kem dhe pak më shumë kohë për t’i treguar të gjithëve që e vërteta është që unë nuk varem fare, po fare nga Miri.