Selin ka biseduar me Mateon dhe ka treguar për ish-lidhjen e saj, e cila ka zgjatur 2 vite e gjysmë dhe përfundoi për shkak se nuk përshtateshin më me njëri-tjetrin.
Kam pasur një lidhje 2 vite e gjysmë, isha 19 vjeçe dhe 21 vjeçe jam ndarë. Isha e vogël dhe po kuptoja që sa më shumë po rritesha, po bëhesha versioni më i mirë i vetes sime, ndërkohë që ai ishte 27 vjeç dhe nuk ishte personi që më përshtatej plus që kur fillon edhe të ndërhyn mënyra si jeton, karriera. Në parim më suportonte, po thellë-thellë komentohej çdo gjë. U ndava vonë se mendova se do ndryshonte, po varja, ka edhe më keq.


