Angelo Haruni ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka folur për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Ai u eliminua nga gara mbrëmjen e së shtunës.

Gjatë intervistës, Kiara Tito e pyeti se pse nuk u dashura në shtëpi dhe gazetari i njohur u përgjigj se diçka mund të kishte nisur me Krusitën.

“Në fillim Angelo nuk u dashurua brenda shtëpisë se ishin të gjitha vajzat e zëna, edhe ato që ishin të zëna… Selin ishte me Mirin në krevat dhe nuk guxojë ti afroheshe. Nga fundi, mendoj se mund të kishte një histori. Ishte dhe Krusita së fundmi. Xhodi ishte e lidhur, kështu e dija. Kështu e dinim në shtëpi, për atë një javë që qëndroi”, tha ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Këtu ndërhyn Françeska Murati, e cila shprehet se ‘do të ishit një çift i lezetshëm’.

“Kristi dhe Krusita nuk kanë asnjë lloj pëlqimi për njëri-tjetrin. Më shumë perceptohet si raport vëlla-motër. Krusita i kishte sytë nga unë. Unë isha i rrezikuar këtë javë dhe nuk doja të nxisja diçka”, tha Angelo Haruni.