Gjatë Prime-t të mbrëmjes së kaluar të “Big Brother VIP 5” u komentua shumë raporti mes Selin dhe Mirit. Keijsi dhe Mateo janë të bindur që këngëtari e do banoren, edhe pse Miri e mohon një gjë të tillë. Edhe banorja nga ana e saj, nuk mendon se ai ka ndjenja për të.
Gjithashtu është komentuar shumë edhe arsyeja se pse dy banorët vazhdonin të flinin në të njëjtin krevat, edhe pse dënimi ka mbaruar prej kohësh.
E mbrëmë, ishte Selin ajo që u largua nga krevati. Duke qenë se shumë banorë nuk ishin në dhomë të gjumit, pasi disa ishin në akuarium dhe të tjerë te ‘burgu’, ajo shkoi te krevati i Gretës.
E teksa Greta u rikthye në shtëpi, pasi televotimi i së shtunës u anulua, publiku është kurioz të shohë se ku do të qëndrojë sonte Selin.
Pjesë nga biseda:
Selin: Faleminderit
Miri: Fute kokën poshtë minderit
Selin: Gjumin e ëmbël
Miri: Prit se nuk kam ardhur, do ta them te krevati
Selin: Ke ndonjë thashethem pa bërë?
Miri: Jo nuk kam, do flemë gjumë.



