Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Armir Tola, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Biznesmeni ka folur për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, si dhe ka komentuar banorët e tjerë.

I pyetur se ‘si e thërret rrethi i tij i ngushtë?’, Armiri u përgjigj:

“Bushi, Xhiku, Daku… Miri çuditërisht nuk më thërrasin, sepse thërrasin vetëm atë të “Big Brother”. Ishalla nuk më thërret dikush tjetër Miri. Se pastaj do më nxjerrin te stoli i shkollës duke pritur gocën (qesh). Meme e bukur ajo, babi Miri te stoli i shkollës duke pritur gocën”.

Ndërsa pyetjes ‘çfarë do i thoje banorëve?’, Tola u shpreh se ai i ka studiuar banorët dhe nga ana psikologjike dhe nga lëvizjet që bënin.

“Por nuk pata atë kurajon apo empatinë që t’i shpërlaja pak. Do t’i flisja drejt Lores dhe do t’i thoja; ‘Je një fytyrë ëngjëlli por djallin e ke brenda’. Kështu m’u duk. Në momentin e parë të prezantimit kur të vinte afër, ishte shumë e dashur, shumë e ëmbël, por kur rrinte në cepa kishte një shikim djalli që të vinte drejtpërdrejt. Selinës do i thoja vetëm një gjë; ‘Mjaft më me atë krevat se na e shpife. Je gocë që po e përdor Mirin, po e shohim këtë pjesë. Mos e përdor më Mirin, se gjynah i shkreti, e mbyte fare. Shkëputu, ik, bëj ndonjë lojë.’ Do i thoja Malit; ‘Je kampion!’ Mali është djalë me zemër të madhe, luan komplet. Po të mos ketë Miri Selinën afër 24 orë, Miri fillon e qan në darkë”, shtoi Armiri.