Gjatë Prime-t të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 5”, Selin mori një surprizë, ku takoi vëllain e saj. Pas këtyre emocioneve të bukura, duket se banorja nuk e ka takuar Mirin kur u rikthye në living.

Të dy e kanë diskutuar këtë situatë, ndërsa Miri pretendon se Selin nuk e takoi për shkak të asaj që i tha vëllai “je vetëm”.

Balerina tha se nuk e ka bërë me qëllim, ndërsa këngëtari pretendoi të kundërtën.

Pjesë nga biseda:

Miri: Ke bërë dy lëvizje që nuk nuk më kanë pëlqyer. Kemi ardhur 39 ditë bashkë, hyrja jote në shtëpi duhet të vije direkt më takoje mua. Edhe kur i takove të tjerët, detajet bëjnë diferencën, fillove duke takuar gjithë shtëpinë

Selin: Po ia fut kot, u ula direkt në divan. Kur bëri mbylljen erdhën njerëzit më takuan

Miri: Herën e dytë a dole dhe i takove të gjithë shtëpinë. Duhet të vije tek unë. U ule, u çove, ike

Selin: Nuk e kam bërë me qëllim

Miri: Edhe sikur ne nesër nuk kemi lidhje me njëri- tjetrin, me jepje forcë mua. Duhet ta kishe imagjinuar, doli ajo që këta kanë tentuar se ta tha vëllai. Kaq donin këta. Minimumi duhet të vije të thoje faleminderit deri këtu. Po të isha unë do të kisha takuar ty, jo të tjerët se nuk i kam asgjë. Kur erdhe tek unë, jemi takuar si shoku i lagjes dhe më ike.