Ka nisur zyrtarisht sot në ekranin e Top Channel, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania me edicionin e tij të pestë. Që me mbarimin e edicionit të katërt, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm.

Seno Fishta është banori më i ri, i cili i bashkohet banorëve të tjerë, në këtë edicion të pestë të “Big Brother VIP 5”. Ai ka lindur në Shkodër dhe e quan veten “delja e zezë” e familjes, kjo pasi ka qenë fëmijë kundër rrymës së kohës.

Ai është tifoz i zjarrtë i Vllaznisë dhe ka krijuar një podcast ku flet për futbollin: “Na shkoi jeta rrefishat”. Një moment i rëndësishëm reflektimi lidhet me periudhën para kthimit të detyruar nga autoritetet franceze, kur nëna e tij u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje koronare.

Ai përshkruan këtë përvojë si moment intensiv emocional, gjatë të cilit ka rishikuar në mënyrë kritike zgjedhjet dhe drejtimin e jetës së tij.