Çifti i dashur për publikun, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka rrëfyer të pathënat për 29 vitet e martesës.
Një ditë më parë, ata ishin të ftuar në emisionin “Rudina” ku kanë rrëfyer se cili është çelësi i suksesit të lidhjes së tyre prej 3 dekadash. Gjithashtu Mihrije dhe Naimi kanë rrëfyer disa momente të pa rrëfyera më herët nga dasma e tyre.
“I vetmi siklet ka qenë lokali ku e kemi organizuar sepse ishte një periudhë kur serbët i kishin zabtuar të gjitha lokalet e bukura dhe e bëmë në një klub futbolli Flamurtari dhe çdo gjë e zbukuruam me mundësitë tona, por numri i dasmorëve ishte shumë i madh dhe kur vallëzohej kishte shumë dendësi brenda dhe ishte një lloj sikleti.
Një siklet tjetër ishte si po funksionon grupi muzikor sepse ne kryesonim grupin, pastaj ne kishim bërë të gjitha përgatitjet që dasma të ishte tradicionale, por me shumë elemente që i kishim marrë nga Europa dhe Amerika dhe e kishim përgatitur se si do futeshin vajzat dhe djemtë e rinj me trëndafila etj, gjëra që bëheshin për herë të parë në Prishtinë dhe ishte gjithmonë ai shqetësimi a do të bëhet ashtu siç i kishim përgatitur neve. Në anën tjetër që ndodhte ndoshta për herë të parë në dasmë”, është shprehur Naimi.