E ftuar në emisionin “Pardon My French” për një intervistë ekskluzive me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën ka qenë ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako. Artistja e njohur ka zbuluar shumë detaje jo vetëm për karrierën e saj muzikore, eksperiencën në shtëpinë më të famshme, jetën personale dhe jo vetëm kaq…
Në muajin korrik të këtij viti, këngëtarja tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave pas një paraqitjeje në një koncert të organizuar në Drenicë. Rikujtojmë se performanca e saj u bë virale në rrjetet sociale, jo vetëm për këngët e interpretuara, por edhe për një moment të papritur që ndodhi në skenë. E mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar, Egli hapi performancën duke nisur një thirrje që zakonisht dëgjohet në stadiumet e futbollit, konkretisht: “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku iu përgjigj me korin e njohur “Të q** motrën!”.
Këtë situatë Egli zgjodhi që ta sqaronte në Top Albania Radio duke shpjeguar gjithçka dhe duke theksuar se:
E kam përjetuar vetëm për faktin se si çdo gjëje tjetër i vihen bishta nga mbrapa dhe tjetërsohet historia sepse normalisht që lajmi dhe titulli shesin. Ti nuk e di fare se si ka ardhur situata në atë pikë, unë nuk kam qenë iniciatorja e të bërtiturit kundër Serbisë edhe pse në fund të ditës, pse mos të isha?
Nuk e di pse ju dhemb kaq shumë shqiptarëve domethënë, se për herë të 250 u tha edhe njëherë tjetër kjo gjëja që nuk e di se sa vite ka që thuhet. Nuk e di pse këtë radhë i pickoi kaq fort dhe e morën kaq personale. A i kanë rregulluar marrëdhëniet me serbin, ku e di unë?
Egli shtoi se:
Nuk më shqetëson vetëm për faktin se unë e di shumë mirë se si ka ardhur si situatë. Unë, nga goja ime, nuk kam nxjerrë në as edhe një moment të vetëm asnjë fjalë banale. Turma e nisi atë gjë, u bëra pjesë me ta, e ndjeva të bëhesha. Kaq, pikë. Mbaroi muhabeti. U desh të bënim një gol historik ndaj Serbisë që të rikthehej dhe të thonë “Kjo është gjendja ime në këto momente.” Kur kjo është gjendja që ti e ke masakruar ti deri dje.

