Tenistja Serena Williams është bërë nënë për herë të parë. Mediat rozë raportojnë se ish-kampionia e botës ka sjellë në jetë vajzën e saj në spitalin e West Palm Beach në Florida, ku i është rezervuar një kat i tërë.


Kampionia amerikane dhe partneri i saj Alexis Ohanian, themelues i rrjetit social Reddit, u bënë prindër këtë të premte, ndërsa vogëlushja erdhi në jetë pak më shumë se 3 kilogramë.


Çifti kishte vendosur që të mos e dinte gjininë e fëmijës së tyre, por të mbetej një surprizë e këndshme për ata. Vetëm pak ditë më parë tenistja deklaroi se donte të kthehej sa më shpejtë në fushë.


2 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)