Adhuruesit e flaktë të serialit “Breaking Bad” kanë vetëm dy vite kohë për ta parë atë në platformën Netflix, pasi më 18 prill 2027, është vendosur që do të hiqet nga platforma. Me 62 episode, që kërkojnë afërsisht dy ditë e 14 orë shikim pa ndërprerje, koha e mbetur është ende e mjaftueshme për një tjetër rikthim të kërij seriali legjendar.

Lajmi i largimit ka shkaktuar zemërim mes fansave, të cilët kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Përveç kësaj, zemërimi i abonentëve është rritur edhe për shkak të rritjes së çmimeve në Netflix, të cilat janë planifikuar të shtohen nga $1 deri në $2.5 në muaj, ose më shumë nëse ka anëtarë shtesë në llogari.

Kjo rritje vjen pavarësisht se platforma raportoi një fitim prej 39 miliardë dollarësh në 2024 – një rritje prej 15% krahasuar me vitin e kaluar – dhe arriti në 300 milionë abonentë globalisht.

Arsyeja kryesore e largimit të serialit është përfundimi i licencës. Netflix ka arritur një marrëveshje me Sony Pictures Television për të zgjatur licencën deri në 2027, pasi fillimisht ishte raportuar se seriali mund të largohej që në shkurt të këtij viti.