Marigona me origjinë nga Kosova, vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Pas daljes së saj në tribunë për tre sekonda gjatë një ndeshjeje në Greqi, Marigona tashmë ktheu gjithë sytë nga vetja edhe në pasarelë.

Modelja ishte në “MadWalk 2024”, e zhvilluar në Athinë. Padyshim të gjithë të pranishmit e ndoqën me plot kureshtje, duke u bërë kështu qendra e vëmendjes.

Marigona u shfaq e veshur një fustan të zi mbresëlënës, me gurë në pjesën e gjoksit.

Madje, ajo ka postuar disa fotografi në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, ku nuk kanë munguar komplimentet.