Ish-banori i edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Fation Kuqari, ishte ditën e sotme i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Kuqari foli për fillimet e tij në televizion, kur mori pjesë në emisionin e dashurisë, “Për’puthen”. Por jo vetëm kaq pasi ai komentoi pak edhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brtother VIP 4”.

E teksa ka reaguar lidhur me puthjet në buzë mes Laertit, Gjestit, Aldos në BBV4, ish-banori u shpreh:

“Unë jam kundër se çfarë bën njeriu me jetën e vetë, është bi s’është bi. Nuk është normale. Sigurisht që është Eva dhe Adami. Ne duhet të jemi pro familjes, nuk ka dy meshkuj që krijojnë familje të shëndetshme, nuk bëjnë dot fëmijë. Unë s’e kam problemin aty, por duhet të kemi kujdes me mesazhin që japim. Atë e shohin shumë fëmijë, po flas për kopsht, atij do i duket shumë e thjeshtë të puthë një shok. Ti ia fut që në vegjëli që mund të puthë një mashkull dhe është normale, por kjo s’është normale. Jam kundër promovimit”.