Festimet e Vitit të Ri kanë filluar tashmë! Të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar kanë nisur që të premten festimet, duke e mbyllur vitin 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mediat britanike kanë postuar fotografi të ndryshme të shkrepura në qytetin e Leed dhe Newcastle, ku shfaqen britanikët duke festuar ashtu siç vetëm ata dinë.
Duke sfiduar shiun dhe të ftohtin, shumë prej tyre u panë veshur me fustanet më ekstravagante dhe të bukura, ndërsa të tjerë kishin zgjedhur veshje më të përshtatshme për klimën.
Të pranishmit përballuan të ftohtin dhe shiun në Leeds dhe Newcastle ndërsa mbushën baret dhe klubet e qyteteve.
“Daily Mail” shkruan se më shumë festa do të zhvillohen gjatë gjithë ditës dhe deri në mbrëmje në të gjithë vendin, ndërsa miliona njerëz shënojnë fillimin e vitit 2023.