Pas ndarjes dhe këngës “Monotonia” Shakira rikthehet me deklarata të reja dhe akoma më të mprehta në tekstet e saj që synojnë Gerard Pique dhe partneren e tij Clara Kia Marti.
Në këngën e saj më të fundit, Shakira është treguar e papërmbajtshme ndaj Pique, i cili e tradhtoi gjatë kohës që ato ishin ende bashkë. Pakënaqësitë dhe zemërimin që ajo ka me lojtarin spanjoll, këngëtarja me famë ndërkombëtare po i shpreh me anë të teksteve dhe në këngën e saj të fundit ajo thotë:
Unë nuk do të kthehem tek ti, edhe nëse qan dhe më kërkon, E kuptova që nuk është faji im që të kritikojnë Mendove se do të më lëndoje, por më bëre më të ashpër
Unë as nuk e di se çfarë të ka ndodhur Je aq i çuditshëm sa nuk mund të të dalloj Unë vlej sa dy 22-vjeçare Ti ndërrove një Ferrari me një Twingo Ti ndërrove një Rolex me një Casio
Shakira dhe Gerard Pique njoftuan ndarjen e tyre pas 11 vitesh lidhje dhe pas dy djemve, Milanin 9-vjeçar dhe Sasha-n 7-vjeçar. Pas ndarjes së tyre, Pique u kap në kamera duke u puthur me me partneren e tij të re dhe pamjet shumë shpejt bënë xhiron e internetit, duke acaruar plagët mes tyre.