Me një të fejuar 20 vjet më të ri se vetja, shumë projekte filmash për t’u realizuar, party dhe festa pothuajse çdo ditë dhe tre fëmijë për të rritur: jeta e aktores amerikane Sharon Stone ka ritme frenetike është pa dyshim e mbushur në çdo moment. Prandaj, nuk është ndonjë çudi e madhe që gjatë një darke së bashku me motrën e saj, Kelly dhe disa miq të përbashkët, 54-vjeçarja Stone është fotografuar tërësisht natyrale, fare e patrukuar.



Pamja e saj pa truk, me sytë e mbyllur dhe disi e lodhur, na bëjnë ta shohim në një mënyrë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim shpesh gjatë parakalimeve në tapetin e kuq, ku ajo shfaqet gjithmonë si një grua e bukur dhe shumë elegante. Por pikërisht kjo ndoshta është edhe pika më e fortë e Sharon Stone, çka bën që shumë njerëz ta pëlqejnë, sepse është një grua e vërtetë, që nuk ka nevojë të përdorë strategji të ndryshmen për t’u shfaqur ajo që nuk është edhe momente të përditshme apo kur ndjehet e lodhur, si në fotot e fundit.




27 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)