
Fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha, ka rrëfyer së fundmi disa prej eksperiencave me personazhet më të famshëm në botë.
Berisha është shprehur se kur takohesh me të famshmit duhet të jesh i sigurt dhe me vetëbesim dhe nuk duhet të shfaqësh nervozizëm.

Fotografi i njohur mori shembullin e aktores së famshme Sharon Stone, me të cilën kishte punuar lidhur me një film.
“E kanë edhe pjesën që nuk duhet me i pas frikë, duhet me qenë i sigurt me veten. Kur erdhi i thash që të fotografoja pjesën e famshme të atij filmit. Në fillim tha jo se s’jam më ashtu, por pranoi në fund. Kur mbaroi më puthi në të dyja faqe””, tregoi fotografi.