Një nuse pati një dasmë ndryshe nga si e kishte imagjinuar dhe kjo falë njërit prej të ftuarve të saj.
Nusja që nuk ka zbuluar identitetin e saj ka treguar në “Reddit” se është habitur kur ka parë fotografitë e dasmës së saj. Në ato momente ka vënë re se në ditën e saj të veçantë ka qenë në mesin e miqve dhe familjarëve edhe një person i panjohur.
“Në fotot e dasmës pashë një grua që nuk e njihja”, ka thënë ajo e hutuar dhe më pas ka shpjeguar se ajo dhe bashkëshorti i saj e kishin reduktuar listën e të ftuarve në 100 persona.
“Të gjithë të ftuarit ishin njerëz të dashur për ne dhe na duhej të mendonim vërtet për listën e të ftuarve. Donin që të ishim në gjendje që të qëndronin në numrin e 100 personave”, ka treguar nusja.
Por kur fotot e dasmën i mbërritën në kutinë e saj postare, dy muaj më vonë, një fytyrë e panjohur spikati në mesin e të ftuarve.
“Doli që një nga shoqet e shkollës së mesme kishte marrë nënën e saj. Vërtet nuk e kuptoj çfarë u ndodh njerëzve në kokë kur vendosin të bëjnë gjëra të tilla”, shkroi nusja në “Reddit”, ende e shokuar nga kjo gjë.
“Kateringu dhe vendet tona ishin vetëm për 100 persona. A nuk e kuptojnë ata se ushqimi nuk do të shfaqet magjikisht për të ushqyer personin shtesë? Që një karrige shtesë nuk do të shfaqet nga askund?”, vijon nusja.
Ajo shton se nëna pati fat që gjeti një vend për t’u uluar pasi një i ftuar ishte sëmurur dhe nuk ishte i pranishëm.
“Imagjinoni që personi në fjalë të ishte në gjendje të vinte. Ku do të shkonte nëna?”, pyet nusja.
Duket se edhe disa përdorues të rrjeteve sociale ranë dakord me nuses pas shkruan:
“Jashtëzakonisht e pahijshme të sjellësh dikë të paftuar. Nuk më intereson nëse ushqimi dhe karriget shfaqen papritur, nuk është kjo çështja”.
Më pas shumë nuse të tjera u bashkuan për të treguar makthet e tyre të dasmës.



