E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Saranda Bujupi nëpërmjet një lidhjeje telefonike nga Kosova. Mikesha e Shëndrit Lumit, banorit në shtëpinë e Big Brother VIP 5 ka zbuluar më shumë detaje nga historia dhe jeta e gazetarit.

Gjatë një mbrëmje ku banorët ishim mbledhur së bashku duke treguar historitë që i kanë ndryshuar jetët e tyre, Shëndriti rrëfeu një prej momenteve më të vështira të jetës së tij, kur për ditëlindjen e tij shoqëria bullizuese e kishin mbyllur brenda një garazhi me një qen brenda. Në lidhje me këtë histori, Saranda u shpreh se:

Është një moment i dhimbshëm sepse një zë si i Shëndritit besoj se është një heshtje e shumë të rinjve dhe të rejave që nuk kanë guxuar ende ta flasin. Unë mendoj që me këtë rrëfim Shëndriti nuk kërkoi mëshirë por ndërgjegjësim rreth një problemi dhe një fenomeni global që fatëkeqësisht sado që ne ecim në hap me kohën, ky mbetet shqëtësimi më i madh. Bullizimi është një prej faktorëve që po dërgon shumë të rinj dhe të reja në fatalitet. Shëndriti si një djalë i ri e ka luftuar dhe siç e tha dhe vetë ai kjo është fitorja e tij. 

Ishte në moshën e adoleshëncës, por e di që Shëndriti ka shumë për të thënë dhë është prekëse historia e tij. Shëndriti është përballur më shumë vështirësi edhe gjatë shkollës së mesme.

Ndër të tjera Saranda zbuloi se ka komunikuar edhe me prindërit e Shëndritit në lidhje me këtë histori që ata e dinin pjesërisht dhe se e zbuluan të plotë në Big Brother.