Studiuesi i bio-energjisë, Edmond Vlashaj, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur më shumë për energjinë, manifestimin dhe jo vetëm…
Pjesë nga intervista:
Cilat janë shenjat që universi po na sinjalizon?
Mund të shohësh një pupël aty ku nuk ekzistojnë fare shpendë. Një pupël e bardhë përcjell në një mesazh për qetësi, për paqe. Qetësi, paqe dhe qetësim, sepse ndoshta mund të jesh në një nivel shumë agresiv. Një pupël e zezë të thotë rrite forcën, përcjell nevojën për forcën për pushtet, për fuqi. Mund të gjesh një monedhë në tokë, merre si sinjal. Mos e përbuz. Se disa thonë që është 10 cent, 20 cent, mund të biesh në sy për keq. Por aty nuk bie në sy për keq, merre atë dhe atë sinjal fute në xhep, ruaje. Ka dhe sinjale përmes numrave. Mund të vijnë numra në çift ose numra në radhë, si 000, 111, 77. Mua më pëlqen shumë 77 sepse kam lindur në vitin ’77 dhe numrin e jetës e kam numrin 7. Është bollëk në dije dhe në përjetime. 8 është numri i atyre që kanë bollëk financiar. Ata që kanë numrin karakteristik të rrjedhës së jetës ose të fatit 8, lidhet shumë me bollëkun financiar, me fuqinë. Numri 4 është numri i ndërtuesit, është fuqia e Krijuesit, nga vështirësia krijon dhe ndërton.


