Ish-truproja i princave William dhe Harry, Graham Craker, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se Craker shërbeu për 15 vjet si truproja mbretërore, duke luajtur një rol të rëndësishëm pas vdekjes tragjike të Princeshës Diana në vitin 1997.

Ai ishte i pranishëm gjatë funeralit të Princeshës, duke e shoqëruar arkivolin e saj në udhëtimin nga Pallati St James në Westminster Abbey.

Në kujtimet e tij, Princi Harry e përmendi Crakerin me dashamirësi, duke e quajtur “Crackers” dhe duke ndarë momente nga koha e tyre së bashku.

Pasi doli në pension, Craker kontribuoi në komunitetin e tij, veçanërisht si vullnetar në qendrën artistike Southern Maltings në Ware. Për shërbimet e tij, ai u nderua me Urdhrin Mbretëror Viktorian nga Mbretëresha Elizabeth II.